15:35 - 20 Janar 2023


Pesëshja e madhe diplomatike ka mbërritur në Presidencën e Serbisë, ku do të takojnë Aleksandar Vuçiqin, për të diskutuar për çështjet e dialogut, raporton Insajderi.

Ndërmjetësi i BE’së për dialog, Miroslav Lajçaj, Emisari i Posaçëm i ShBA’së për Ballkanin, Gabriel Escobar, Këshilltarët për Politikë të Jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Jens Plotner, Emmanuel Beaune dhe Francesco Talo, pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bisedimet do t’i vazhdojnë me Aleksandar Vuçiq.

Në ora 17:00 të pasdites është lajmëruar konferencë për media pas takimit, ku do të flitet për ecurinë e bisedimeve, ndryshe nga takimi në Prishtinë, ku Lajçak dha një deklaratim fare të shkurtër për shtyp.

Aleksandar Vuçiq këtë takim e ka quajtur si “bisedime tejet, tejet të vështira” derisa ka konstatuar se “ata janë të interesuar vetëm se si Serbia të heq dorë prej Kosovës dhe ta anëtarësojnë në organizata ndërkombëtare”./Insajderi/

Kurti s’i kuptoi mundësitë që ofron plani evropian, thotë Lajçak – Insajderi