Insajderi
Insajderi

Bislimi e Nagavci nuk u takuan me kryetarin e Preshevës, u reagon Haziri

Insajderi
05 September 2022 - 23:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bislimi e Nagavci nuk u takuan me kryetarin e Preshevës, u reagon Haziri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Kurti i vendosi Serbisë reciprocitet, kurse Medvegjës e Shqiprim Arifit reciprocitet inati.

Ai këto deklarata i ka bërë pas vizitës së sotme të Nagavcit e Bislimit në Preshevë dhe Bërnabiqit në Kosovë

“Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare. Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit! Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!”, shkruan ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark