×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi kritikon Lajçakun pas vizitës në OJQ-në serbe – e quan të padrejtë ndaj Kosovës

    Insajderi
    14 February 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut.

    Ai e kritikoi Lajçakun për siç thotë rolin e tij të padrejtë në dialog, meqë nuk ka sqaruar fare se një takim i zhvilluar një ditë më parë, bëhej fjalë për NCEU-në në Serbi.

    ”Ndërmjetësi i BE-së, Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU, disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”.

    ”Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokon kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”,shkruan ai.

    ” Z. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutral” të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark