×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bislimi: Mospagesa e rrymës nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve

    Insajderi
    07 August 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ku ndër të tjera u gjetën dhe sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat shpenzojnë shumë energji.

    Qytetarët e komunave në veri që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

    Bislimi ka thënë se mospagesa e rrymës “nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit”, derisa ka kërkuar që të zbatohet Udhërrëfyesi për energjinë.

    ”Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër“, ka shkruar Bislimi në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark