×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si ta largoni unazën nga gishti i ënjtur?

    Insajderi
    07 May 2024 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë prej nesh e mbajnë unazën për vite me radhë pa e hequr nga gishti. Edhe pse madhësia e unazës nuk ndryshon, madhësia e gishtit mund të ndryshojë.

    Gjithashtu mund të ndodhin edhe ndryshime në kockë, gjë që e bën akoma më të vështirë heqjen e unazës.

    Ënjtja mund të jetë një arsye tjetër.

    Çfarë duhet të bëni nëse nuk mund ta hiqni unazën?

    Nëse është e pamundur të kontaktoni me shërbimin shëndetësor, ju mund të provoni disa mënyra për ta hequr unazën nga gishti.

    Pushoni me dorën e ngritur pasi për të ulur ënjtjen ju mund të provoni të ngrini dorën lart dhe të prisni pak çaste.

    Kjo bën që gjaku të largohet nga gishtat tuaj, duke ulur ënjtjen.

    Poashtu, mundohuni të lubrifikoni unazën. Në këtë rast mund të përdorni sapun, vazelinë ose krem duarsh.

    Edhe akulli mund të jetë vërtet i dobishëm në këtë situatë, duke qenë se ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut. Akulli do të tkurrë enët e gjakut në gisht duke larguar ënjtjen.

    Por nëse i keni provuar të gjitha mënyrat dhe unaza ende nuk hiqet nga gishti, mjekët këshillojnë të kërkoni ndihmë në shërbimin spitalor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark