×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Në 2024 të ketë reagim vendimtar të BE-së për Banjskën

    Insajderi
    31 December 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ky vit është shënuar nga ngjarje që sipas tij, herë kanë qenë shpresëdhënëse e herë sfiduese.

    Përmes një postimi në Facebook, Bislimi përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se zhvilluan edhe fushatën informuese, për të pajisur të gjithë qytetarët me informatat e nevojshme për udhëtime pa viza.

    Arritëm të zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave e tashmë pak orë na ndajnë nga fundi i regjimit të vizave. Zhvilluam edhe fushatën informuese, për të pajisur të gjithë qytetarët me informatat e nevojshme për udhëtime pa viza”.

    E kemi bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në BE në 2022 përmes dorëzimit të aplikimit në Pragë, e ku këtë vit punuam me Presidencën suedeze të Këshillit të BE-së, për trajtimin e kërkesës e për të cilët jemi falenderues për bashkëpunimin. Kërkojmë edhe më shumë këtë vit, nga presidencat e ardhshme belge e hungareze, sepse Kosova meriton të shkojë tutje drejt integrimit në familjen evropiane”, u shpreh ai.

    Tutje, ai u shpreh se në vitin 2024 duhet reagim më vendimtar edhe nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë.

    Në 2024, duhet reagim më vendimtar edhe nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë, qasjes shkallë-shkallë gjithnjë më eskaluese të Serbisë dhe mungesën e konstruktivitetit nga ana e tyre në dialog. Kosova do të vazhdojë të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, gjithmonë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, e zbatimin e marrëveshjeve reciprokisht, në mënyrë të drejtë, të balancuar e të barabartë”, u shpreh tutje ai.

    Më poshtë mund ta gjeni të plotë postimin e Bislimit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark