×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi nesër në Bruksel për dinarin, Kurti: Zëvendësi im nuk mund ta negociojë rregulloren e BQK-së

    Insajderi
    03 April 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Zëvendësi im nuk mund ta negociojë rregulloren e BQK-së”, ka thënë kryeministrit i vendit, Albin Kurti teksa po deklarohej për çështjen e dinarit, shkruan Insajderi.

    Këtë Kurti e tha pas një deklarimi për media para komunës së Mitrovicës së Veriut derisa shtoi se vendimi tashmë është marrë dhe se duhet të shohë mos të ketë pasoja.

    “Unë e kam thënë mendimin tim dhe ne i mbahemi nën dhe prapa Bankës Qendrore. Kur ishte problemi me targat atëherë Ministri Svecla dhe unë kemi qenë në linjën e parë, tash s’jemi. Unë nuk jam kryeministër që vendos për BQK’në. Pushtetet janë të ndara në Kosovë, ne nuk jemi shtet autokratik si Serbia ku një njeri vendos për të gjitha. Pra, ka një vendim, një rregullore të BQK’së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë. Ne nuk jemi bartës të këtij vendimi të ri të BQK’së, në këtë kuptim ngjarja kryesore tashmë ka ndodhur, tash jemi në fazën post festum dhe duhet të shohim që të mos ketë asnjë pasojë”.

    Kurti ka përsëritur se problemi i Beogradit nuk është mospërdorimi i dinarit, por pagesat që janë bërë në cash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark