×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bislimi pret në takim një delegacion nga Sllovenia, flasin për raportet mes dy vendeve

    Insajderi
    12 June 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë. Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili u shoqërua në këtë takim dhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.

    Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona. Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë, i cili është shtet mik e aleat i yni. Sllovenia përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, ku dhe u theksua gatishmëria për ndarjen e përvojës dhe eksperiencës së saj në këtë drejtim.

    Në takim u bisedua dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe në të drejtën e saj legjitime, për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark