×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi takohet me ambasadorin Abbott, flasin për sigurinë në veri

    Insajderi
    22 November 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën e sigurisë në vend dhe për takimin e fundit në Bruksel në mes të Bislimit dhe Petkoviq.

    “Në takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut”.

    “Ai theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark