×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi udhëton drejt Brukselit, pritet të takohet me Petkoviq

    Insajderi
    15 November 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është nisur drejt Brukselit, për të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

    Tutje gjatë këtyre takimeve do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

    “Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim së Qeverisë së Kosovës.

    Po ashtu, Bislimi pritet të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark