Çmimi i bitcoin ka arritur vlerën e 5,000 dollarëve, duke shënuar rekordin e rritjes më të madhe ndonjëherë.
Monedha virtuale bitcoin u rrit me më shumë se 8 për qind krahasuar me një ditë më parë. Bitcoin është rritur për 750 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe ka vlerë katër herë më të madhe se një ons ari.
Kjo monedhë virtuale përdoret edhe në Kosovë, pavarësisht paralajmërimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) se “është i rrezikshëm përdorimi i kësaj monedhe.”
Bitcoin edhe dje shënoi rritje, por sot arriti rekordin e rritjes së vlerës së saj. /Insajderi.com