Çmimi i Bitcoin është rritur për 10% brenda më pak se një ore të martën, duke e çuar vlerën e kriptomonedhës sipër 7,000 dollarë për herë të parë që nga fillimi i qershorit.
Është hera e dytë këtë javë që çmimi i Bitcoin rritet, duke ndihmuar vlerën totale të tij të ngritet për rreth 1,200 dollarë gjatë gjashtë ditëve të fundit.
Edhe kriptovalutat e tjera kanë pësuar rritje gjithashtu pas Bitcoin, me ethereum, ripple dhe bitcoin që janë rritur mes 5% dhe 8% gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Rritje më e dukshme në çmim u pa nga stellar dhe cardano, të cilët u rritën për 22% dhe 16% respektivisht. Por, kjo rritje është shumë e vogël në krahasim me çmimin prej 20,000 dollarësh që Bitcoin e arriti në dhjetor të vitit 2017.