×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bitcoin, për herë të parë në bursën e Çikagos

    Insajderi
    12 December 2017 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë, një kontratë e tipit futures për monedhën Bitcoin u paraqit në Bordin e Këmbimit të Çikagos, me një vlerë prej vetëm 15 mijë dollarë. Gjatë orëve të para të këmbimit, kontrata u rrit me 20 për qind të vlerës. Vetëm gjatë këtij viti, monedha Bitcoin është rritur 1,400 për qind.

    Bitcoin ishte monedha e parë elektronike që realizoi me sukses kriptimin monetar. Ajo pati megjithatë fillime të errëta, raporton ‘Zëri i Amerikës’.

    U krijua në vitin 2008, nga një person ose një grup personash, të mbiquajtur Satoshi Nakamoto, si një mënyrë për të kryer transaksione anonime.

    Duke qenë se është e vështirë vendosja e rregullave financiare, kjo monedhë është shndërruar në të preferuarën e aktiviteteve të paligjshme, përcjell albinfo.ch.

    Bursa e Çikagos do ta fillojë tregtimin e monedhës Bitcoin më datë 18 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark