Bitcoin është tregtuar nën 10 mijë dollarë për herë të parë që nga fillimi i dhjetorit, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Vlera e një bitcoin ra në 9,958 dollarë (apo 7,222 paund) përpara se të bënte një rimëkëmbje të lehtë, bazuar në indeksin e çmimeve të publikuar nga sajti i lajmeve Coindesk.
Kjo përfaqëson një rënie prej afro 50 për qind që kur kriptovaluta arriti vlerën afër 19,800 dollarë pesë javë më parë.
Edhe kriptovalutat e tjera duke përfshirë Ethereum, Ripple, Litecoin dhe Bitcoin Cash kanë përjetuar gjithashtu rënie të ndjeshme gjatë ditës së kaluar.
Më herët ka pasur shqetësim në mesin e ekspertëve se po krijohet një flluskë, pasi disa investitorë rastësor kanë grumbulluar pasuri në një treg që ata nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon.