Kandidati për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e NISMA-s , Bekim Brestovci ka thënë se Diaspora ishte shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik pas përfundimit të luftës.
Ai përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka shkruar se institucionet e Kosovës do të duhej t’a ndërtonin një mekanizëm funksional për investitorët nga Diaspora por që nuk arritën t’a ndërtonin.
“LIGJI PËR DIASPORËN, duhet të krijoj mundësinë e krijimit të ODËS EKONOMIKE per bizneset nga Diaspora si mekanizëm institucional i cili do jetë derë e parë, si dhe monitorues dhe ndihmus i tërë procesit nëpër të cilin kalon një investitor nga Diaspora”, ka shtuar tutje Brestovci.
Kujtojmë se numri i tij për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit është 11.
Postimi i plotë:
Diaspora.
Diaspora jonë ishte shtylla kryesore që ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit pas perfundimit të luftës. Të mëdha ishin vështirësitë me të cilat u përballën investitorët vullnetmirë nga Diaspora. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk arritën të ndërtojnë një mekanizëm FUNKSIONAL, që do vehej në shërbim të investitoreve nga Diaspora. LIGJI PËR DIASPORËN, duhet të krijoj mundësinë e krijimit të ODËS EKONOMIKE per bizneset nga Diaspora si mekanizëm institucional i cili do jetë derë e parë, si dhe monitorues dhe ndihmus i tërë procesit nëpër të cilin kalon një investitor nga Diaspora.