×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bjellorusia pretendon se një helikopter ushtarak polak ka shkelur kufirin mes dy vendeve

    Insajderi
    01 September 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bjellorusia akuzoi sot Poloninë, duke cituar një video që disponon, se një helikopter ushtarak ka shkelur kufirin mes dy vendeve.

    Sipas Komitetit Shtetëror të Kufirit Bjellorusi, helikopteri ushtarak Mi24 kaloi kufirin, duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët dhe depërtoi në një thellësi prej 1200 metrash në territorin e Bjellorusisë. Më pas ai u kthye në territorin polak.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të Polonisë për një shpjegim dhe kërkoi që incidenti të hetohej./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark