BKT Superliga e Kosovës në futboll nuk pushon, pasi në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së shtatë.
Në program janë tri sfida për ditën e mërkure dhe dy të tjera që do të zhvillohen të enjten.
Ndeshja kryesore e ditës së mërkurë do të jetë ajo në Gjilan, ku Gjilani pret Llapin e fundit në tabelë.
Interesant është edhe takimi mes Drenicës dhe Malishevës, derisa Ballkani pret Feronikelin.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të përballet me Ulpianën ditën e enjte.
Ndërkohë sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës.
E mërkure
Gjilani – Llapi
Drenica – Malisheva
Ballkani – Feronikeli
E enjte
Dukagjini – Drita
Prishtina – Ulpiana