×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerja e helikopterëve rusë nga Serbia, Stradner: Kushtojini vëmendje kësaj

    Insajderi
    23 November 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, ka komentuar blerjen nga Serbia të katër helikopterëve rusë Mi-35.

    Stradner në një postim në platformën X paralajmëron se përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë nga grupe ushtarake të Serbisë, por nga grupe paraushtarake.

    “Kushtojini vëmendje kësaj”, ka shkruar ajo.

    Stradner ka shpërndarë një shkrim të “Russia Today” (RT), që raporton se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qiproja.

    “RT thotë se Serbia bleu 4 helikopterë të tjerë që janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ata nuk mund të dorëzohen tani”.

    Njohësja e mirë e çështjeve të Rusisë, më herët ka komentuar deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili para pak ditësh tha se Rusia po përpiqet të fillojë një luftë në Ballkan. “Më besoni, ne kemi informacion. Rusia ka një plan të gjatë”, tha Zelensky.

    “Për fat të keq, ai ka të drejtë. Unë kam paralajmëruar për këtë për një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan,” shkroi Stradner.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark