×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerta Deliu-Kodra paditë ministren Albulena Haxhiu për shpifje

    Insajderi
    08 September 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tashmë ka ushtruar padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit e akuzoi deputeten për vjedhjen e 2.500 eurove të buxhetit të shtetit, shkruan Insajderi.

    Ditë pas kësaj deklarate, Deliu-Kodra e ka paditur ministren për shpifje.

    “Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi”, ka shkruar Deliu-Kodra duke hedhur poshtë akuzën e ministres se ka përfituar nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar ajo.

    Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti“, shkroi Deliu-Kodra.

    “Shihemi në gjykatë, Ministre!”, ka shkruar deputetja.

    Çka konkretisht tha Haxhiu për Deliu-Kodrën?

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë e akuzoi deputeten e PDK-së për vjedhjen e 2500 eurove.

    “E kam kërku auditim në MD në raport me punën e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Edhe qetu gjejnë me vjedh. Ky komisioni i kompenson viktimat e krimit që aplikojnë për kompensim, kjo edhe përkundër faktit që më shumë ska shku në mbledhje se sa që ka shku i ka marrë më shumë së 2 mijë euro edhe qetu”.

    “Me ligj paguhesh veç nëse shkon në komision, ajo ska shku, edhe është pagu – kur i dalin në muaj 200-250 euro më shumë, a hiç sta pren mendja me thënë, kadale bre kah po më vinë qeto pare. Se unë e di që me më dal 50 euro më shumë e di që diçka ka ndodhë, e këqyri llogarinë kush mi ka qitë. Kësaj edhe pse i kanë dalë 250 euro më shumë nuk e ka raportu”.

    “Për punën që nuk e ka bë në komisioni i ka marrë mbi 2500 euro…luan rol sepse është keqpërdorim, për mua është keqpërdorim sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve të Republikës së Kosovës edhe ske bo zo, qekjo është hajni, është vjedhje – pse se qet Blerta Deliu edhe fotografinë e vet aty”.

    “Zoja Deliu-Kodra ska qare pa i kthy paret që janë buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe buxhetit të shtetit, me padi do t’ia marriim”.

    “Qeshtu fillon luftimi i korrupsionit prej ma të vogëlit deri tek milionat, ama nuk jam për me amnistu 2500, as 100-shin as 200-ish pse për cfarë arsye, një zyrtar që ka integritet nuk i vjedh popullit pare bre”, ka thënë ajo në ATV.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark