Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu takuar banorët e Prizrenit.
Deliu ka shkruar se në Prizreni historik do të jehojë fitorja e PDK-së për rimëkëmbjen e vlerave tona historike.
“Më 14 shkurt, Prizreni voton për PDK-në dhe rimëkëmbet bashkë me Kosovën. Nga Prizreni historik do të jehojë fitorja e PDK-së për rimëkëmbjen e vlerave tona historike, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësi e arsim cilësor. Faleminderit Prizreni madhështor!”, ka shkruar Deliu./Insajderi.org