Kandidatja për deputete, Blerta Deliu, ka vizituar sot çiftin Beqa në serrën e tyre.
“Arbenita Halimi Beqa me burrin e saj, Bujar Beqën, udhëheqin ‘Agro Buli ShPK’. Ata merren me kultivimin e fidaneve të perimeve dhe prodhimin e domates në serë. Storia e ndërtimit të biznesit të tyre, është një histori interesante. Por, ajo që më ngeli në mend dhe që është shembull, është se si pronësinë e biznesit, e kanë ndarë në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Blerta Deliu, transmeton Gazeta Insajderi.
“Plani i Rimëkëmbjes ka paraparë trajtimin me prioritet të sektorit të bujqësisë. Me Hoxhajn kryeministër, do të rritet buxheti për këtë sektor duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet granteve dhe subvencioneve”.