Bletët e kanë një respekt të veçantë për mbretëreshën e tyre, dhe Carol Howarth, 68 vjeçe, e di këtë më së miri.
Ajo e parkoi veturën e saj Mitsubishi në Haverfordwest, Uells dhe doli për të blerë ushqim. Një tufë me bletë iu afrua veturës së saj dhe ndaluan në pjesën e prapme të veturës.
Tom Moses, një banor, vendosi t’i ndihmonte asaj të zgjidhte problemin me bletët. Ai thirri një ekip bletarësh dhe sipas tij, ajo që ndodhi më pas ishte spektakolare.
Pasi i larguan bletët, Carol u nis të kthehej për në shtëpi. Besojeni apo jo, bletët e ndoqën atë. Carol e vërejti tufën e bletëve edhe të nesërmen – dhe u desh t’i thërriste përsëri mbajtësit e bletëve.
Ata zbuluan se mbretëreshën e kishte tërhequr diçka e ëmbël në veturë dhe ishte ngujuar në pjesën tek dritat prapa. Mbajtësit e bletëve ia dolën më pas që të ribashkonin mbretëreshën me bletët dhe ato u larguan.