×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blick: Rrogat në Kosovë 300 euro, kurse bileta e ndeshjes ndaj Zvicrës 500 euro

    Insajderi
    09 September 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 do të ndeshën Kosova dhe Zvicra në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Biletat nga tifozët për ta parë këtë takim u shitën brenda tri orëve, pasi kërkesat ishin të shumta.

    Interesimi i madh për këtë ndeshje mori vëmendjen edhe të gazetës zvicerane Blick.

    Blick ka shkruar se biletat në tregun e zi po shkojnë deri në 500 euro.

    Ndërkohë, biletat në fillim kushtonin nga 10 euro, ndërsa në zonën VIP kushtonte 80 euro.

    Gazeta zvicerane kujtoi se pagat në Kosova janë rreth 300 euro, teksa biletat po kushtojnë më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark