Xhudisti nga Kosova, Blin Kuka ka dalë nënkampion për gjeneratën U18 në Kupën Evropiane të mbajtur në Berlin.
Kuka, në finale të kësaj gare pësoi humbje me dënime për pasivitet nga polaku Mateusz Wacko.
Kuka rrugës për në finale, i regjistroi tri fitore dhe të trija me Ippon. Ai raundin e parë, e kaloi pa luftë, përpara se ta mposht belgun David Ngoumou në raundin e dytë.
Në çerekfinale, Kuka triumfoi ndaj polakut Adam Grzeskoëiak, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj xhudistit nga Luksemburgu, Micha Welter. Xhudistit Kuka këtë vit nuk i kanë munguar sukseset, pasi fitoi titullin e kampionit Ballkanit dhe ishte garuesi më i Kosovës në Olimpiadën Evropiane të Rinjve (EYOF).