×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, kërkon nga palët rikthim në dialog

    Insajderi
    25 September 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari amerikan i Shtetit,be Antony Blinken i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor u vra nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.

    Blinken kërkoi nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Blinken.

    Ndërkohë në Veri të vendit situata mbetet e tensionuar edhe pas largimit të grupit kriminal i cili sulmoi të dielën Policinë e Kosovës. / Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark