×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Blinken injoron deklaratat e Kurtit, ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    01 June 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, ka mbajtur një fjalim në Oslo në Norvegjisë, ku është takuar me sekretarin e përgjithsëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Në hyrje të fjalimit, Blinken foli për luftën në Ukrainë, ndërsa menjëherë pas saj, iu kthye temës së Kosovës, duke i dënuar sulmet ndaj KFOR-it.

    Tutje, ai u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

    Ai paralajmëroi se situata aktuale i pengon proceset e integrimit euroatlantik për të dyja vendeve.

    “Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegët tanë italianë dhe hungarezë u lënduan në atë sulm. I ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të shpejt për të de-eskaluar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.

    “Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por eskalimi aktual e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjen në atë drejtim”, shto ai.

    Thirrjen e Blinken për normalizim të situatës duke e quajtur veprim të njëanshëm të qeverisë së Kosovës dhe të pakoordinuar me aleatët, Kurti e cilësoi si naive, të padrejtë dhe të gabuar./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark