×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti: Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar

    Insajderi
    05 May 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, në 75 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës ka thënë se ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar.

    “Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Europës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

    Më 16 prill 2024, shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

    Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan. Atë ditë, asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

    Çështja tashmë ka kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

    Kujtojmë se takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark