×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blinken pasnesër në Bruksel, pritet të flitet për Ballkanin Perëndimor

    Insajderi
    25 November 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Bruksel më 27 deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se aty përfshihet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

    Njëra nga temat në këtë takim do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

    “Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark