×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Blinken shpreh gadishmërinë të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    23 August 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, deklaroi se Sekretari Anthony Blinken, nuk do të hezitojë të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Price tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të inkuadruara në proces dhe në partneritet me Bashkimin Evropian dhe se po i përkrahin fuqishëm të dy palët e dialogut, transmetoi “ThePavlovicToday”.

    “Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën maksimale, për t’i çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”, tha Price, duke potencuar se emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitat në Kosovë dhe Serbi do t’i zhvillojë për të shprehur mbështetje.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë interesim dhe angazhim maksimal për dialogun mes dy vendeve.

    “Sekretari Blinken nuk heziton t’i telefonojë palët personalisht, në rast se angazhimi i tij është përbërës i domosdoshëm”, tha Price.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark