×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin Serbi-Kroaci, Kusari-Lila kërkon përjashtimin e Serbisë nga Këshilli i Evropës

    Insajderi
    17 April 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bllokimi i mbi 300 kosovarëve nga autoritetet serbe në kufirin Serbi-Kroaci, rrezikon jetët e tyre dhe dëmton qytetarë të pafajshëm.

    Lidhur me këtë ngjarje, ajo ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga Këshilli i Evropës.

    “Dje përfaqësuesit serbë në Këshillin e Evropës kërcënuan me tërheqje, nëse Kosova pranohet. Serbia duhet të përjashtohet, ngjashëm sikurse Rusia”, ka thënë Kusari Lila.

    “Veprimet si bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin Serbi-Kroaci që nga mëngjesi, rrezikon jetë dhe dëmton qytetarë të pafajshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark