×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BMW dizajnon makinën pa pasqyra

    Insajderi
    29 April 2017 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesit e makinave janë duke synuar që të zëvendësojnë pasqyrat e makinave me një sistem monitorimi nëpërmjet kamerave, në vitet e ardhshme.

    Prodhuesit japonezë të makinave e kanë marrë tashmë miratimin për prodhimin e makinave pa pasqyra, ndërsa ata evropianë, pritet ta bëjnë këtë së shpejti.

    Ky sistem monitorimi bazohet në kamera që vendosen në vendin e pasqyrave dhe transmetojnë video me cilësi të lartë, brenda makinës.

    BMW i8 concept, është një shembull i përdorimit të këtyre kamerave, të cilat janë vendosur në dy krahët e makinës, në vendin ku vendosen pasqyrat. Këto kamera janë dukshëm më të vogla sesa pasqyrat normale dhe kapin pamje nga të dy anët e makinës.

    Gjithashtu, një kamera e tretë është vendosur pranë xhamit të pasmë dhe kap pamje nga pas mjetit dhe pamjet e këtyre kamerave shfaqen në një ekran të vendosur në vend të pasqyrës ballore të makinave, shkruan top-channel.

    BMW dhe prodhuesit e tjerë të makinave, duan të implementojnë këtë sistem kamerash, pasi siguron një pamje më të plotë dhe është e aftë të sinjalizojë rrezikun te drejtuesit e mjetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark