×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bogujevci: Kosova duhet të jetë pjesë e KiE-së, ne qëndrojmë shumë më mirë se plot vende anëtare

    Insajderi
    18 December 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në takimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Bogujevci u shpreh se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe tha se qëndron shumë më mirë se plot vende anëtare.

    “Si vend mendojë qe kemi dëshmuar mirë, duke filluar nga Kushtetuta dhe ligjet që i kemi në fuqi, qëndrojmë shumë më mirë se edhe plotë vende anëtare në Këshillin e Evropës”.

    “Edhe gjatë diskutimit që bëhen brenda Asamblesë Parlamentare, shihet se ne qëndrojmë shumë më mirë si vend. Pas aplikimit, natyrisht se kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi për të parë se si është disponimi, kështuqë nuk ka asnjë dilemë të vetme për rëndësinë, por edhe që e shohin që doemos që Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”, është shprehur Bogujevci

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark