Insajderi
Lajme

Bogujevci tregon shenjat e plagëve në Asamblenë e Këshillit të Europës: Si 13-vjeçare mbeta e shtrirë me 16 plumba

Insajderi
09 October 2023 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bogujevci tregon shenjat e plagëve në Asamblenë e Këshillit të Europës: Si 13-vjeçare mbeta e shtrirë me 16 plumba
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka rrëfyer në në Asamblenë e Këshillit të Europës për plagët që i janë shkaktuar si 13-vjeçare në një nga masakrat e luftës në Kosovë.

“25 vjet më parë si 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash dhe ishin pjesë e atij regjimi. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët e tjera të trupit tim”, ka deklaruar ajo, përcjellë Kallxo.com

Bogujevci ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ajo tha se sulmuesit janë ende të lirë në Serbi dhe nuk po gjykohen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark