Boiken Abazi: Lista Serbe si parti naziste, e themeluar nga kriminelët e luftës - Insajderi
×
Insajderi

Boiken Abazi: Lista Serbe si parti naziste, e themeluar nga kriminelët e luftës

Insajderi
09 November 2022 - 09:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish- kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi duke folur për largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, ka thënë se kjo parti është themeluar e financuar nga kriminelë të luftës në Beograd.

Largimin e Listës Serbe po e quajnë sot si “krizë e “vakum”, thotë Abazi duke e imagjinuar një situatë të tillë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore

Postimi i plotë:

Imagjinoni sikur në Francën e pas Luftës së Dytë Botërore, mungesën në institucione të një partie naziste, apo kolaboracioniste me nazizmin, ta kishin quajtur “krizë” dhe “vakum” institucional, siç po e quajnë sot largimin e “Listës Srpska” nga institucionet e Kosovës, parti që është themeluar, financuar dhe drejtuar nga kriminelët e luftës në Beograd, ku ende nuk ka ndodhur denazifikimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark