Fitore me shumë vlerë, Bajoku “shkatërron” boksierin e Serbisë!
Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.
Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.
Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.
Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.
Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.