×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri kosovar bëhet kampion – do të mbajë konferencë për media këtë të shtunë

    Insajderi
    28 November 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri kosovar, Labinot Hoxhaj ka hyrë në histori duke u bërë shqiptari i dytë, pas legjendës Luan Krasniqi, që fiton një titull kaq prestigjioz në boksin ndërkombëtar. Ai është gjithashtu i pari me nënshtetësi kosovare që arrin një sukses të tillë të madh.

    Për të shënuar këtë arritje historike, boksieri do të mbajë një konferencë për media këtë të shtunë, në orën 13:00, në “Hotel Lake Side” në Vërmicë.

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë gazetarë vendorë dhe nga mediat gjermane.

    Boksieri triumfoi ndaj ukrainasit Oleksandr Zakhozhyi në një përballje të zhvilluar në Heidelberg të Gjermanisë.

    Fitorja erdhi pas një vendimi unanim të gjyqtarëve, duke vulosur kështu një moment të paharrueshëm në historinë e sportit shqiptar dhe kosovar.

    Theksojmë se Hoxhaj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë peshat e rënda EBU./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark