×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bolton: Rusia ka nxitur jostabilitet në Ballkan për shekuj, por duhet zgjidhur mosmarrëveshjet për promovim të paqes e sigurisë

    Insajderi
    13 September 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të ShBA-së, John Bolton, ka folur gjatë për situatën në Ballkan dhe ndikimin e Rusisë për shekuj në këtë hapësirë.

    Sipas asaj që tha Bolton në një intervistë për Klan Kosova, Rusia vazhdon të nxitë jostabilitet pasi është një forcë për delegjitimim të vërtetë të institucioneve demokratike në shumë vende të rajonit, përcjell Insajderi.

    Por siç thotë ai, është shumë e rëndësishme që të gjithë të përpiqen t’i rezistojnë kësaj përpjekjeje ruse për të krijuar jostabilitet.

    “Ka shumë mosmarrëveshje të pazgjidhura në Ballkan, por disa që dukeshin të vështira janë zgjidhur vitet e fundit… Mosmarrëveshjet e vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sigurisht që janë gati se në maje të tyre. Por unë mendoj se çështja për të gjithë të interesuarit është nëse shansi më i mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një mënyrë që promovon paqen dhe sigurinë për të gjitha palët kërkon durim dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme diplomatike”, tha Bolton.

    Ish-këshilltari Bolton duke bërë thirrje për stabilitet tha se politikanët në Ballkan përpiqen t`i zgjidhin problemet sapo të vijnë në pushtet, kjo është pozitive sipas tij, shkruan Insajderi.

    “Nuk po përpiqem të minimizoj vështirësinë apo rëndësinë e çështjeve, por po them se për aq sa njerëzit në Ballkan nuk duan që vendet e tyre të duken si ato që rusët i kanë bërë Ukrainës, ky është një mësim i mirë se përse është e rëndësishme përpjekja për zgjidhje politike të tyre”, tha më tej Bolton.

    Bolton po ashtu kishte një kërkesë që Shtetet e Bashkuara të mos e lënë të vetëm Bashkimin Evropian në përpjekjen për stabilitt në Ballkan pasi sipas tij kjo ndikon sigurinë e të gjithëve.

    “Bashkimi Evropian është i përfshirë. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të përfshihen nëse palët që kanë mosmarrëveshje, mendojnë se kjo është potencialisht e dobishme. Sepse stabiliteti në Ballkan nuk është vetëm një çështje evropiane për Shtetet e Bashkuara. Është gjithashtu një çështje për paqen dhe sigurinë tone”, tha më tej Bollton. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark