Në një intervistë për revistën britanike “Metro”, Bon Jovi ka thënë se ata që jetojnë në New York duan të bëjmë një jetë normale.
“Ne jetojmë në New York, nuk jetojmë në Hollywood. Nuk duam të jemi pjesë e tij”, ka thënë ai për revistën britanike “Metro.
“Dëshiroj një jetë normale pasi jeta hipokrite e Hollywood nuk është për mua”, ka thënë rokeri 54-vjeçar.
Këngëtari legjendar Jon Bon Jovi ka shijuar 3 dekada duke qenë qendra e vëmendjes si vokalisti i grupit roker Bon Jovi.
Ai ishte i suksesshëm në karrierën e tij “solo” dhe atë të aktrimit, por pavarësisht kësaj fame Hollywood nuk është aspak i rëndësishme për të.
Artisti dhe bashkëshortja e tij prej 27 vitesh janë shkëputur nga rezidenca e në Los Angeles, për të jetuar në New York. /Insajderi.com