×
  • Sport
  • Sport

    Bonucci humb ndeshjen e dytë kundër Sevillas

    Insajderi
    12 May 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leonardo Bonucci do të humbasë gjysmëfinalen e kthimit të Europa League, kundër Sevillas, por mund t’ia dalë të jetë sërish në fushë për finalen, gjithmonë nëse Juventusi ja del të kualifikohet përballë spanjollëve.

    Kapiteni i Juventusit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e bardhezinjve, pasi kishte kërkuar menjëherë zëvendësimin në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Sevillas këtë të enjte, më saktësisht në minutën e 61-të.

    Mbrojtësi ka një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e kofshës së majtë, dhe do ti duhet të qëndrojë jashtë fushe për 15 ditë.

    Bonucci do të humbasë me siguri ndeshjet e ardhshme në kampionat, kundër Cremonese dhe Empoli.

    Ai do të provojë të vërë në shënjestër ndeshjen me Milanin, e programuar në kalendar për në 28 maj, por edhe për këtë sfidë koha mund të rezultojë e pamjaftueshme.

    Veç të tjerash përveç finales eventuale të Europa League mund të thuhet me siguri se mbrojtësi mund të jetë në fushë për ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Udineses.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark