×
  • Showbiz
  • Show

    Bora Zemani tregon si i duket moderimi i Megi Pojanit në “Përputhen”

    Insajderi
    06 October 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Surprizë për shumëkënd, këtë vit në drejtim të “Për’puthen” u vendos Megi Pojani.

    Emisioni pati për dy sezone moderatore Bora Zemanin dhe ajo u kthye në një figurë identifikuese të tij. Mirëpo angazhimet në projekte të tjera, bënë që Bora të largohet nga formati i dashurisë.

    Fillimisht, në vend të saj vitin e kaluar qëndroi për pak kohë Ori Nebijaj, e cila u largua për t’iu përkushtuar detyrës së saj si deputete. E këtë sezon është Megi ajo që moderon formatin.

    Teksa për Orin ishte shumë mbështetëse, çfarë mendimi ka Bora për Megin? Kjo pyetje i është bërë asaj sot në “Wake Up”, ku Bora foli me superlative, duke e konsideruar si zgjedhjen e duhur.

    “Megi për mua është zgjedhja e duhur për Për’puthen’ me stilin e vetë të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: “Megi super”, u shpreh Bora.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark