×
  • Showbiz
  • Show

    Bora Zemani vazhdon të paraqitet me një CV “fake”

    Insajderi
    19 October 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të momentit të showbizit shqiptarë.

    Së fundmi ajo ka fituar një popullaritet edhe në rrjetet sociale duke patur mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Me siguri nëse Bora vendos të krijojë parti besojmë se mund t’a rrëzojë qeverinë ( larg o zot se e dimë që është team Lali Eri). Se opozita mori 650 mijë vota dhe s’ja doli dot, kështu që Bora me “boratorët” mund t’ja dalin, shkruan Kryefjala.

    Gjithsesi përpara se të na kryqëzoni dhe të na thoni pse merreni me Borën, s’keni punë tjetër, ç’i keni këta tituj, e me the e të thashë, ne do t’ju tregojmë sepse dolëm në këtë përfundim…

    Tv Host (moderatore) … Poooo

    Author (autore) … E cilit program?! E “Dancing with the Stars” jo se është patentë disa vjeçare e Endemol. E “Përputhen”, (larg qoftë o zot se e vrau Olsa). E “Treshave”, edhe këtu jo emrin autor e kishte vetëm Romeo Veshaj në titull. E kujt programeve?! Apo synon të jetë autore në të ardhmen?!

    Actress (aktore)… E kujt filmi?! Se dhe Ermal Mamaqi i cili donte t’a përfshinte në serial nuk e mori. Apo mos e quan veten aktore të mini skeçeve që bënte tek “Treshat”?!!

    Singer (Këngëtare) … Po t’i hedhësh një sy YouTube nuk rezulton asnjë këngë autentike e Bora Zemanit, (edhe nëse ka ndonjë krijim të vetin, aq më keq akoma se nuk ja mbajmë mend), vetëm disa covera të kënduara në emisione të ndryshme, përfshirë këtu edhe një cover në emisionin e Luana Vjollcës.
    Mos ofendoni KËNGËTARËT, ata me hite e me shumë vite eksperiencë…

    Model… Le të themi që po, pasi ka patur ndoshta në fillimet e karrierës së saj disa përpjekje modelingu ku nëpërmjet tij synonte që arrinte tek bota e televizionit.

    Influencer është term shumë i gjerë, por nëse do ta shohim në këndvështrim stili, Bora stil nuk ka. Mund të jetë shumë bukuroshe, por s’është shquar kurrë për ndonjë stil unik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark