×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës

    Insajderi
    24 December 2019 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast u njoftua lidhur me Zhvillimet e fundit mbi aktivitetet e AKP-së për periudhën 01 Nëntor 2019 – 30 Nëntor 2019.

    Në këtë takim Bordi miratoi vlerësimin e performancës së Menaxhmentit për vitin 2017.

    Tutje, shqyrtoi dhe miratoi Planin e punës së NJAB-it për vitin 2020 si dhe Strategjinë e NJAB për vitet 2020-2022. Veç kësaj Bordi miratoi propozimin e Menaxhmentit për vendosjen në likuidim të një grupi të Ndërmarrjeve Shoqërore/Aseteve.

    Për më tepër, Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për aprovimin e buxhetit për Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim: i) PRN066 NSh ”ABC Genci” Prishtinë; 2) PRN072 NSH “EUP Inxhinjering” Prishtinë; 3) GJI170 NeëCo XIM Strezovci; dhe 4) MIT044 NSh “Transkosova” Mitrovicë.

    Në këtë mbledhje Bordi miratoi edhe dy propozimet e Autoritetit të Likuidimit lidhur me: MIT042 NSH Çyçavica Vushtrri (në likuidim) Raportin për Shpërndarjen e Përkohshme të Pjesshme për kreditorët e NSH-së  në vlerë prej rreth 1.7 milion € si dhe GJI041 NSH Kosovaplast Gjilan (në likuidim) Raportin për Shpërndarjen e Përkohshme të Pjesshme për kreditorët e NSH-së në vlerë prej 651.000 €.

    Mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve do të mbahen më 30 Dhjetor 2019.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark