×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Borë në Brezovicë [VIDEO]

    Insajderi
    21 November 2020 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), tash e disa ditë ka njoftuar për ulje të temperaturave dhe reshje bore në viset malore.

    E në mëngjesin e sotëm ishin malet e Brezovicës që u mbushen me borë. Në një video të publikuar nga “Brezovica.info”, shihet për fluskat e para të borës, përcjell Gazeta Insajderi.

    https://www.facebook.com/brezovica.info/posts/3529453930467321

    https://www.facebook.com/brezovica.info/posts/3529453930467321

    Në njoftimin e institutit thuhet se bora pritet të bie në veriperëndim të vendit ku në viset malore parashihet të bie borë me intensitet të dobët deri mesatar.

    “Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e institutit. /Insajderi.org

    https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/4770695242972297

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark