×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Borrell: Evropa rrezikohet nëse Putin fiton në Ukrainë

    Insajderi
    30 January 2024 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se siguria e Evropës do të ishte në rrezik nëse Rusia do ta fitonte luftën me Ukrainën.

    Në një intervistë për mediumin francez, L’Obs, ka thënë se fitorja e Kievit përballë Putinit do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e kontinentit.

    Ne dëgjojmë prapë që Ukraina nuk mund të fitojë dhe që ndihma evropiane nuk mund të mbahet. Dhe përsëri tundimet për një pajtim rishfaqen. Këto ide kanë qenë të gabueshme gjatë 2022-ës dhe ato mbesin të gabueshme edhe sot. Ne nuk duhet të lejojmë që ato ta formësojnë politikën tonë karshi Ukrainës”, ka thënë Borrell.

    “Fitorja e Ukrainës përballë agresionit rus është garancia më e mirë e sigurisë së Evropës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark