×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borrell ia kthen letrën Kurtit, i vendos kushte për rundin e ri të dialogut

    Insajderi
    14 June 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti pas 5 pikave të propozuara nga ai, duke theksuar hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri.

    Në deklaratën e tij, Borrell ka theksuar se është e nevojshme të merren parasysh mendimet e EULEX-it dhe KFOR-it dhe të konsiderohen si partnerë të plotë.

    Si pikë e parë, ai ka thënë, se kryetarët e katër komunave veriore duhet që të punojnë nga lokacionet tjera, e që nuk janë ndërtesat e komunave.

    Ai theksin e vë të fakti se kryetarët e komunave veriore duhet të punojnë në lokacione të tjera, të paktën përkohësisht.

    “Si hap i parë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të përkohësisht të punojnë nga lokacione tjera e që nuk janë ndërtesat e komunave. Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit aktualisht e kanë përfillur kërkesën. Ne besojmë që edhe kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, të cilët i përkasin partisë tuaj, të ndjekin këtë kërkesë”, shkruan fillimisht.

    Si hap të dytë ai ka përmendur tërheqjen e operacioneve policore të Kosovës në këto katër komuna, duke thënë që Njësia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet.

    “Njësia speciale e Policisë duhet të tërhiqet. Paralelisht ne jemi duke kërkuar edhe nga Serbia mbështetje për tërheqjen e elementeve radikale nga këto zona”, ka shkruar Borrell.

    Ai gjithashtu ka thënë se pikë e tretë është që zgjedhjet në komunat veriore duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur.

    “Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe këtë kërkesë ia kemi bërë të qartë Vuçiqit”, ka thënë ai.

    Borrell në këtë letër drejtuar Kurtit, ka theksuar se ai është i gatshëm të thërras takim të nivelit të lartë, me një parakusht.

    “Unë jam i gatshëm të thërras një takim të nivelit të lartë me ju dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me parakushtin që ju të jeni gati të ndërmerrni hapat e nevojshëm për deskalimin e parë dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja vendore”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark