Furnizuesi gjerman i auto pjesëve, kompania Bosch ra dakord të paguajë 90 milionë gjobë për mos respektim të detyrimeve të mbikëqyrjes, e cila iu mundësoi prodhuesve të makinave të nisin me manipulimin e emisioneve të gazrave serrë, njoftoi sot prokuroria në Shtutgart.
Skandali “Dieselgate”, në të cilën kompanitë e makinave përdorën softuer për falsifikim të të dhënave mbi emisionet e testimit, u realizua me ndihmën e teknologjisë Bosch, sipas prokurorisë.
Kompani Bosch, furnizuesi më i madh botëror i auto pjesëve, ka shitur 17 milionë pajisje me softuer për të kontrolluar motorët, përfshirë edhe mjetet që mundësojnë prodhuesit të manipulojnë testet matëse të emetimit të gazit, tha prokuroria.
Bosch pranoi dënimin dhe nuk do të apelojë ndaj vendimit.
Volkswagen gjerman ka përdorur elemente të softuerit Bosch për të maskuar emetimet e paligjshme të gazrave të dëmshëm në motorët e saj me naftë.