Leo Messi hapi kutinë dhe paraqiti picën e tij. Opinionet për të ishin të ndara. Disa pyesin se si mund të hajë një picë të tillë, të tjerët, megjithatë, ishin të magjepsur nga zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm nga ylli argjentinas.
“Një grumbull me feta domatesh mund të shihet në picë, si dhe disa ullinj të rrethuar nga unaza qepë”…
Duke qenë se ka shpërndarë publikisht një foto të picës, padyshim që është një postim i sponsorizuar, sepse në të kundërt argjentinasi nuk e ka zakon të ndajë me fansat e tij atë që ha normalisht.
Shumë e quajtën picën e Messit si “më të shëndetshmen” në botë, por përshtypja është se shumica ende duan një picë “të vërtetë” me përmbajtje pak më konkrete në të, si sallam, ullinj apo djathë. “O burrë, çfarë po ha, çfarë pice është kjo?”, janë shprehur mjaft fansa.
Kujtojmë që Messi aktualisht ndodhet në Miami, pasi kaloi te Interi si lojtar i lirë nga PSG këtë verë.