×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri i ri i poetes Fatijona Bajraj

    Insajderi
    28 July 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese “Frymëzimi” ditë më parë ka botuar librin më ri të poetes së re dhe të talentuar, Fatijona Bajraj.

    Libri i saj ka titullin “Divani rabi” dhe së shpejti do të jetë duart e lexuesve dhe dashamirësve të artit letrar.

    Fatijona Bajraj është e specalizuar në orientalistikë dhe një njohëse e mirë e gjuhës turke. Ajo ka përkthyer një sërë autorësh turq në gjuhën shqipe, ku mes tjerash vlen ta përmendim përmbledhjen “Mihriban” të poetit të njohur turk, Abdurrahim Karakoç.

    Përkthimet dhe krijimet e saj janë botuara në revista të ndryshme letrare në Kosovë, veçmas te revista “Akademia”, me të cilën ajo ka bashkëpunuar gjatë.

    Ajo është njëra nga drejtueset dhe themelueset e revistës letrare “Uji” dhe shtëpisë botuese “Frymëzimi”.

    “Divani rabi” është libri i katërt i Fatijona Bajrajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark