×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri studimor i Artesa Osmanajt

    Insajderi
    14 September 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese “Armagedoni” ka botuar librin e ri studimor të kritikes së re letrare, Artesa Osmanaj-Mavraj.

    Libri monografik ka titullin “Proza sentimentale shqipe” dhe ka për objekt trajtimi prozën artsitike të shkrimtarëve Mihail Grameno, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli.

    Ky është libri i dytë i autores Osmanaj-Mavraj, e cila i përcjellë në vazhdimësi zhvillimet letrare, duke qenë pjesëmarrëse në një sërë konferencash shkencore në fushë të albanologjisë.

    Shtëpia botuese “Armegedoni” në njoftimin e saj për botimin e këtij libri, mes të tjerash, shkruan se “proza sentimentale shqipe, prej të gjitha periudhave e formacioneve të letërsisë shqipe, është proza që ka shkaktuar më së shumti emocione dhe ka ngritur vetëdijen për barazi shoqërore. Ani pse është pëlqyer më së shumti nga lexuesit, është shkruar më së paku për të nga studiuesit. Artesa Osmanaj ka bërë një punë të çmueshme.”- përfundon botuesi i njohur kosovar në njoftimin e tij zyrtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark