×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet në gjuhën rumune “Antologjia e poezisë shqipe”

    Insajderi
    29 June 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këto ditë doli nga shtypi “Antologjia e poezisë shqipe nga zanafilla e deri më sot”. Botimi u realizua nga Shtëpisë Botuese A, me financim të Qeverisë Rumune përmes Shoqatës ALAR. Kjo antologji përmban rreth 700 faqe.

    Antologjia në fjalë është përkthyer në gjuhën rumune dhe hartuar nga Dr. Luan Topçiu, profesor universitar dhe njohës i letërsisë shqipe.

    Është antologjia më gjithëpërfshirëse e botuar ndonjëherë në një gjuhë të huaj. “Antologjia e poezisë shqipe” bën pjesë në serinë e veprave të bibliotekës albanologjike në Rumani të botuar nën kujdesin e ALAR-it. Në të përfshihen 83 autorë, duke filluar me autorë të letërsisë së vjetër shqipe e deri tek poetët më të rinj të ditëve tona dhe mbulon gjithë arealin shqipfolës: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Itali e Jugut dhe diaspora shqiptare kudo që ndodhet.

    Për çdo autor jepen të dhëna biografike dhe nënvizohet vendi i secilit në poezinë shqipe. Vepra shoqërohet nga një studim hyrës i studiuesit dhe kritikut rumun, Marius Chelaru, kryeredaktori i revistës “Poezia” dhe zv/kryeredaktor i revistës prestigjioze “Convorbiri literare”, të dyja organe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

    Antologjia e poezisë shqipe paraprihet nga një tabelë përmbledhëse e ngjarjeve historike dhe letrare më të rëndësishme të Shqipërisë dhe hapet me baladën Kostandini dhe Doruntina, duke u pasuar nga autorët e letërsisë së vjetër shqipe: Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Hasan Zyko Kaberi, Nikollë Keta, Lekë Matrënga, Julio Variboba, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Andon Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Fan Noli, Asdreni, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Migjeni, Mitrush Kuteli, Esad Mekuli, Petro Marko, Martin Camaj, Bilal Xhaferri, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Fatos Arapi, Dritero Agolli, Kasëm Trebeshina, Ismail Kadare, Trifon Xhagjika, Zef Zorba, Azem Shkreli, Murat Isaku, Luan Starova, Agim Vinca, Vorea Ujko, Zef Skiro Di Maxhio, Vehbi Skënderi, Arshi Pipa, Ali Podrimja, Robert Shvarc, Xhevahir Spahiu, Niko Kacalidha, Besnik Mustafaj, Ndoc Gjetja, Visar Zhiti, Ndoc Paplekaj, Ilirian Zhupa, Skënder Sherifi, Basri Çapriqi, Xhevdet Bajraj, Kujtim Shalaj, Agim Isaku, Rudolf Marku, Petrit Ruka, Balil Gjini, Preç Zogaj, Skënder Rusi, Skënder Buçpapaj, Resul Shabani, Sabri Hamiti, Frederik Rreshpja, Bardhyl Londo, Natasha Lako, Eqrem Basha, Sali Bashota, Dhimitër Pojanaku, Luljeta Lleshanaku, Shaip Emërllahu, Jamarber Marko, Rita Petro, Arian Leka, Agron Tufa, Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi, Aristotel Spiro, Riza Braholli-Mborja, Ndue Ukaj, Entela Tabaku Sorman, Nurie Emërllahu, Manjola Nasi, Arti Lushi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark